TRE PISTAT e hetimit! Pse u vra Gramoz Mema në Ksamil? E shkuara në Angli dhe sherri me klientin në lokal, ‘fiksimi’ me l
7 Qershor 2021, 14:31Nga DOSJA
SARANDË– Qyteti bregdetar i Sarandës është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Gramoz Mema. Gjithçka ndodhi pak para orës 23:00 të mbrëmjes, pasi viktima, i rregullt me orën policore, mbylli lokalin e tij.
Rrugës për në shtëpinë e tij, Memës i kishin ngritur “pusi” disa persona, të cilët pasi e qëlluan me armë zjarri u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 40-vjeçari, i cili jetonte i vetëm, ishte ende gjallë, por nuk mundi që t’u përballonte plagëve të marra nga plumbat, duke ndërruar jetë për në spital.
Pista kryesore që po hetohet nga Policia është një konflikt që Mema kishte pasur në lokalin e tij, vetëm një natë para vrasjes. Sipas dëshmitarëve, gjithçka kishte ndodhur për pagesën e një fature nga klienti. Po ashtu një tjetër pistë është ajo e të shkuarës së tij në Britaninë e Madhe. Viktima prej disa kohësh ishte kthyer nga emigrimi dhe kishte vendosur që të hapte një biznes në Ksamil, ku edhe jetonte vetëm me të ëmën.
Por ka edhe një pistë tjetër, e cila nuk do të duhej që të ekzistonte nëse ligji do të zbatohej; ajo e lojrave të fatit. Sipas raportimeve, viktima ishte i dhënë pas lojrave të fatit dhe shpesh herë shkonte për të vendosur baste, gjë kategorikisht e ndaluar sipas ligjeve në Shqipëri. Disa vite më parë, me shumë bujë u mbyllën lojrat e fatit, ose të paktën ashtu u raportua. Nuk përjashtohet mundësia që viktima të ketë pasur borxhe dhe të jetë ‘eliminuar’.
TIRANË– Hetuesit që janë në garë për BKH ndodhen në Itali, aty ku po trajnohen nga drejtoria e Antimafias. Janë 27 persona që po marrin pjesë në trajnimin ...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani, deri në fund të hetimeve që kanë nisur për të. Kapedani...
“Historia Ime” në “Tv Klan” trajtoi sot një rast që ka në thelb raportin punëdhënës-punëmarrës.Një grua nga Mirdita, e cila prej 8 vjetësh jeton në Tiranë, në d...
Studiuesi Eno Barjami ka folur për vdekjen e mistershme të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole, për të cilat pretendon ...