Aktualitet

‘Fëmijët i thoshin të ëmës “o k****, ti ke tradhëtuar babin ton딑/ Burri vrau ish-dhëndrin, Manushaqe Picari qa

7 Qershor 2021, 15:03 Nga DOSJA
‘Fëmijët i thoshin të ëmës “o k****, ti ke

TIRANË– Manushaqe Picari ka treguar me lot në sy, dhunën e pretenduar nga ish-dhëndri i saj, Kudret Salaj ndaj të bijës, Dhuratës. Me lot në sy, në një intervistë për “Shqipëria Live”, Picari ka bërë me dije se fëmijët e Dhuratës nuk pranonin që të takonin të ëmën. Madje dhe e ofendonin me fjalë të rënda. 

Goca ka qenë në punë deri në ditën e fundit. I ka thyer brinjët duke i qëlluar me grushte. E kanë mbajtur 10 veta, e 10 veta me një, je e vdekur. Ka qenë djali i vetë, djali i kunatit, vjehrri. E kanë rrahur se ka pasur “dashnor”. Llogarite të ndash një nënë me tre kalamaj. Kur fëmijët kanë kërkuar nënën, i kanë thënë që iu ka vdekur. Unë këtë gjë që është e papritur, nuk e kam ditur që do të ndodhi. Kudreti thoshte se do të na vriste. Thoshte: kjo ku*** më ka nxirë jetën. Fëmijët i thoshin të ëmës “o k****, ti ke tradhëtuar babin tonë”. Policia rrahu burrin tim, kur e arrestoi. Aty më ra të fikët,”-tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj manushaqe picari mexhit picari vritet kudret saliaj dhurata saliaj manushaqe picari mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll