BISEDA në telefon “i dogji” SKEMËN! Si u sajua grabitja për paratë e bixhozit, boss-i i karburantit ishte i varur, në k
7 Qershor 2021, 14:40Nga DOSJA
Një 23 vjeçar nga Durrësi, Gert Farruku u vu ne pranga nga policia pasi organizoi një dite me pare një vjedhjeje. Farruku është menaxheri i një karburanti, por per shkak te borxheve qe kishte, pasi kishte luajtur bixhoz, ka vjedhur karburantin ku ai ishte menaxher, duke inskenuar te gjithë ngjarjen.
Hetimet e policisë, tregojnë se një person i maskuar ka dal nga një makine dhe i ka marre me dhune xhiron ditore te karburantit 23 vjecarit Farruku. Megjithatë gjithçka ka qene e mire organizuar. Gert Farruku paratë i kishte lëne duke luajtur bixhoz ne lokalin e Arsid Haxhise, 22 vjeç, i cili edhe ky u arrestua per veprën penale “Organizimi i lotarive te palejuara”.
Gjithçka ka ndodhur rreth ores 8:30 minuta mëngjesin e se dielës. Burime nga policia, treguan per Top Channel se Gert Farruku ka pasur detyrën që te çonte ne shtëpi punëtorin e karburantit qe ishte turni i natës, por ne momentin qe ai do nisej, nje automjet me targa te huaja vjen me shpejtësi dhe i pret rrugën makinës se Farrukut. Personi i maskuar zbret, nxjerr armen dhe hipën ne makinën e menaxherit te karburantit dhe i merr xhiron ditore te parave dhe me pas largohet.
Gjithçka është zbuluar nga bisedat ne telefon midis Farrukut dhe personit qe ka kryer vjedhjen e organizuar, per te cilin policia po punon per identifikimin e tij. Pjesa tjetër e detajeve te kësaj ngjarjeje te inskenuar, është dhëne nga Gert Farruku. Ky i fundit punonte prej 5 muajsh si menaxher i këtij karburanti dhe prej dy muajsh vidhte shuma te vogla parash per te lare borxhet.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SARANDË– Qyteti bregdetar i Sarandës është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Gramoz Mema. Gjithçka ndodhi pak para orës 23:00 të...
TIRANË– Hetuesit që janë në garë për BKH ndodhen në Itali, aty ku po trajnohen nga drejtoria e Antimafias. Janë 27 persona që po marrin pjesë në trajnimin ...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani, deri në fund të hetimeve që kanë nisur për të. Kapedani...
“Historia Ime” në “Tv Klan” trajtoi sot një rast që ka në thelb raportin punëdhënës-punëmarrës.Një grua nga Mirdita, e cila prej 8 vjetësh jeton në Tiranë, në d...
Studiuesi Eno Barjami ka folur për vdekjen e mistershme të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole, për të cilat pretendon ...