Aktualitet

‘Bjermani djalin e nënës’/ Fëmijët dhe gruaja qajnë para gjykatës së Fierit, nëna e të akuzuarit për vrasje: O të

7 Qershor 2021, 15:32 Nga DOSJA
‘Bjermani djalin e nënës’/ Fëmijët dhe gruaja

FIER– Skënder Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Novruz Likometaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Fierit. Nëna e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e kanë pritur në dyert e gjykatës me shpresën për ta takuar, por nuk janë lejuar nga uniformat blu.


“O perëndi, o zot. E kam të pafajshëm. O të degjeneruar të botës, o s’ka drejtësi në këtë shtet. O kush ka lekë del nga burgu, kush nuk ka lekë e lanë në burg djalin tim. Mos paçi Din edhe Iman o zot. Pse s’mi le të takonte fëmijët, hape derën. Bjerma djalin e nënës”, thotë mes lotësh nëna e të akuzuarit.

Skënder Krasniqi u arrestua sërish në nëntor të vitit 2020, pasi sipas prokurorisë ka vrarë me mjete të forta fqinjin e tij Novruz Likometaj. Kujtojmë se trupi i 82 vjeçarit Novruz Likometaj u gjet i vrarë në një kazan mbeturinash në vitin 2015. Policia arrestoi atëherë si autor Skënder Krasniqin, por më pas ai u lirua për mungesë provash, për t’u arrestuar sërish 5 vite më vonë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet novruz likometaj skënder krasniqi novruz likometaj skënder krasniqi

Sondazh

Poll