Aktualitet

Futi në “xhep” 2 miliard dollarë dhe “avulloi” nga faqja e dheut! Policia turke i sekuestron 16 milion lira super-mash

7 Qershor 2021, 15:48 Nga DOSJA
Futi në “xhep” 2 miliard dollarë dhe “avulloi”

ANKARA– Autoritetet turke kanë bllokuar llogaritë bankare të kompanisë “Thodex”, të drejtuar nga turku i shumëkërkuar Faruk Fatih Ozër, i cili fshihet në Shqipëri që prej muajit prill. Mediat turke kanë bërë me dije se 27-vjeçarit i janë sekuestruar gjithsej 16 milion lira nga tre llogari të ndryshme bankare.

Mendohet se dëmi që Ozer i ka shkaktuar qytetarëve turq është 2 miliard dollarë, ndërsa mendohet se me vete ka marrë rreth 108 milion dollarë. Dyshohet se me këto para, ai po paguan mafian shqiptare që ta fshehë nga Policia, e cila po e kërkon në çdo cep.

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar. Por Ozer, nga ana e tij, mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.

Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi

Sondazh

Poll