Bota

“Kjo derë u mbyll përgjithmonë”! Xhaxhai i familjes kosovare që u shua në aksident një ditë më parë: Mendojmë të

7 Qershor 2021, 15:52 Nga DOSJA
“Kjo derë u mbyll përgjithmonë”! Xhaxhai i familjes

KOSOVË– Sali Ramadani, xhaxhai i katër anëtarëve të familjes, që humbën jetën ditën e djeshme në aksidentin që ndodhi në Koshare të Ferizajt, deklaroi i prekur se kjo familje u shua dhe se dera e shtëpisë së tyre është mbyllur përgjithmonë.

Ai u shpreh se janë në bisedime për ta falur personin që e shkaktoi aksidentin, duke thënë se janë të interesuar për të bërë mirë dhe se ai nuk ka faj, ndonëse as viktimat nuk kanë pasur asnjë faj.

“Boll zor se e ka tranu familjen, se katër pula me i qit poshtë, e lëre më katër njerëz. Mirëpo ka ndodhur, çka të bëjmë. Kemi bërë bisedime dhe ishalla bëhet mirë. Nuk jemi të interesuar t’i bëjmë keq se prej së keqes nuk ka asgjë të mirë. Mendojmë me bë mirë, kemi bërë bisedime. Ai zotëri s’ka faj që na ka mbyt, por edhe ne s’kemi faj, ndodhin këto gjëra. S’ka më fëmijë të tjerë të kësaj familjeje. Kjo derë u mbyll”, deklaroi i përlotur Ramadani.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ferizaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni sali ramadani sali ramadani

Sondazh

Poll