Bota

Kishte planifikuar gjithçka/ Dalin detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Korfuz, autori nuk pranonte të lironte shtëpinë

7 Qershor 2021, 14:09 Nga DOSJA
Kishte planifikuar gjithçka/ Dalin detaje të reja nga krimi i

GREQI– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e trefishtë e ndodhur dje në Korfuz të Greqisë ku një 67-vjeçar ka vrarë pronaren e shtëpisë ku qëndronte, fqinjin e tij dhe më pas vu vetëvra.

Sipas CNN Greece, në një kontroll të bërë në shtëpinë e autorit u gjetën disa shënime me kërkesë falje si dhe një dosje e plotë për Prokurorin.

Autori pasi ekzekutoi 63-vjeçaren, pronaren e shtëpisë i zuri pritë 61-vjeçarit mësues, fqinj me të.

Kjo është një vrasje e dyfishtë. Një armë zjarri u përdor, e një lloji gjuetie, dhe më pas, siç tregojnë të gjitha provat, autori bëri vetëvrasje“,- tha ekzaminuesi mjekësor i Korfuzit, Ioannis Aivatidis.

Shkaku i vrasjes së dyfishtë thuhet për momentin të jetë dëbimi i pashmangshëm nga shtëpia i autorit të krimit nga viktima, e zonja e shtëpisë së tij. Ajo dëshironte ta jepte me qera ose ta shiste apartamentin e autorit. Në informacion paraprak thuhet se banesa iu dha 61-vjeçarit, autorit të vrasjes së dyfishtë, në këmbim të punës dhe mirëmbajtjes që bëri në ndërtesë gjatë gjithë vitit.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 11:30 të mëngjesit të së Dielës, fillimisht në oborrin e ndërtesës së vogël, kur 67-vjeçari, pas një përleshje të ashpër me viktimat, dyshohet se mori pushkën dhe i plagosi për vdekje, ndërsa pas veprimit fatal ai hyri në shtëpinë e tij, mbylli grilat dhe i dha fund jetës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ioannis aivatidis vrasje e trefishte ne greqi ioannis aivatidis vrasje e trefishte ne greqi

Sondazh

Poll