Bota

Koreja e Veriut ‘luftë’ kundër xhinseve dhe filmave të huaj! Vdekje për të gjithë ata që pikasen me ndikim të huaj,

7 Qershor 2021, 15:20 Nga DOSJA
Koreja e Veriut ‘luftë’ kundër xhinseve dhe filmave

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut kohët e fundit ka miratuar një ligj të ri, i cili kërkon të zhdukë çdo lloj ndikimi të huaj. BBC raporton se diktatori Kim Jong-un do të ndëshkojë ashpër këdo që kapet me filma të huaj, veshje apo edhe duke përdorur zhargon që nuk ka lidhje me atë të aprovuar nga Byroja e Partisë. 

Yoon Mi-so në një rrëfim për BBC thotë se ajo ishte vetëm 11 vjeç kur pa për herë të parë një burrë të ekzekutohej, pasi u kap duke parë një film koreano-jugor. Të gjithë u detyruan të shikonin ekzekutimin.

Nëse nuk e bënim do të quhej si tradhti,”-tha vajza ndërsa shtoi: Unë akoma e kam parasyve momentin kur lotët e tij rridhnin edhe pse sytë i kishte të lidhura me fasho. Ai moment ka qenë traumatik për mua. Ata e vunë në një kunj dhe e lidhën, pastaj e qëlluan.

Udhëheqësi Kim Jong-Un mesa duket e ka shtrënguar edhe më tepër situatën duke miratuar një ligj të ri kundër atij që regjimi e përshkruan si “mendim reaksionar”.

Kushdo që kapet me filma nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tani përballet me dënimin me vdekje. Gjithashtu prerjet e flokëve dhe veshjet po ashtu janë rreptësisht të kontrolluara për të shmangur ndikimin e huaj, të përshkruar si “një helm i rrezikshëm” për popullatën.

Në fund të muajit maj Kim Jong Un urdhëroi ekzekutimin e një djali, i cili shiste filma të Koresë së Jugut. Ai shpërndante fshehurazi usb të ngarkuara me filma, muzikë dhe transmetime të Koresë së Jugut.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kim jong un korea e veriut kim jong un korea e veriut

Sondazh

Poll