Bota

Dasma e çuditshme! Kishin ëndërr të martoheshin në Mykonos, çifti nga Izraeli gjen zgjidhjen, nuk do t’ju shkojë mendja

7 Qershor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Dasma e çuditshme! Kishin ëndërr të martoheshin në

GREQI– Ndalimi i muzikës në klube, bare dhe restorante ka detyruar 200 izraelitë të gjenin zgjidhjen! Të enjten e kaluar, një dasmë e çuditshme u zhvillua në ishullin e Mykonosit. Çifti kishte ëndërruar prej kohësh që ceremoninë e lidhjes së kurorës ta bënin në ishullin përrallor grek, e ashtu bënë!

Të gjithë të ftuarit po kërcenin dhe bërtisnin pas ritmeve të muzikës, ndërsa kishin zgjedhur një mënyrë tejet inovatore për të dëgjuar tingujt: kufjet! Të pajisur të gjithë me kufje me bluetooth, të ftuarit vijuan festën si normalisht për të respektuar kështu rregullin e shtetit fqinjë; atë të ndalimit të muzikës.

Vlen për t’u theksuar se të gjithë, çifti dhe mysafirët, ishin vaksinuar plotësisht dhe vinin nga Izraeli me certifikatën e nevojshme. Por vendosën që të bënin një sakrificë që mesa duket ia ka vlejtur. 

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dasma e cuditshme ne mykonos greqi dasma e cuditshme ne mykonos greqi

Sondazh

Poll