Bota

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë të variantit indian të Covid

7 Qershor 2021, 15:19 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë të variantit indian

MAQEDONI- Maqedonia e Veriut ka regjistruar rastin e parë me variantin indian të Covid.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se pacienti ka qenë i shturar në një spital privat.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar. Kur është kthyer në vend, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk ka ndonjë shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe.

Më tej ai deklaroi se do të propozojë deri te Shtabi i Përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në tërë vendin.

(f.i/ a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne maqedoni covid-19 covid ne maqedoni covid-19

Sondazh

Poll