Greqi hap kufinjtë për të gjithë rajonin e Ballkani, vetëm për Shqipërinë jo
7 Qershor 2021, 15:00Nga DOSJA
GREQI-Greqia ka shtyrë sërish hapjen e kufijve me Shqipërinë deri më 14 qershor, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe policia e Korçës.
Siç u raportua edhe ditën e djeshme nga Dosja.al, policia konfirmon se në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona.
Aktualisht pas publikimit të rregullave të reja në vendin fqinj lejohet të hyjnë të gjithë qytetarët nga vendet e BE-së dhe zona Shengenit, përfshirë partnerët e tyre dhe fëmijët e mitur.
Gjithashtu mund të lëvizin dhe persona të cilët janë të pajisur me pasaportë apo leje qëndrimi të një vendi të BE-së, minoritarëve dhe punonjësve sezonalë.
Po përveç kësaj këtyre kategorive është publikuar edhe një listë e vendeve që mund të hyjnë në Greqi. Ndër to janë:
Australia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Emiratet e Bashkuara Arabe,Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Izrael, Kanada, Bjellorusi,Mal i Zi,Katar, Kina, Rusi,Arabia Saudite, Serbi.
Mesa vërejmë në listë janë prezente, Mal i Zi, Serbi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, që do të thotë se nga rajoni i Ballkanit të vetmet që nuk mund të hyjnë në vendin fqinj janë Shqipëria dhe Kosova.
Ende nuk dihen se cilat janë kriteret e kësaj përzgjedhje apo përjashtimi. Kujtojmë se paki ditë më parë disa deputetë të Syrizas i kërkuan qeverisë greke shpjegime pse nuk po hapeshin pikat kufitare me Shqipërinë, gjithashtu dy deputetë të zonës së Kozanit kërkuar hapjen e kufinjve me vendin tonë pasi në zonat përreth rrezikohej pemëtaria.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MALAJZI– Policia në Malajzi po përdor dronë për të zbuluar njerëz me temperatura të larta në hapësirat publike si pjesë e masave parandaluese të Covid, si...
BRITANI– Qindra punonjës të kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me Covid në të gjithë botën kanë përjetuar sulme verbale, fizike dhe ndonjëherë të...
KOSOVË- Një grua nga Kosova është larguar nga vendi për në Gjermani pas dasmës. Në fotot e shkrepura në avionin e linjës Prishtinë- Düsseldorf, shihet e re...
GREQI– Ndalimi i muzikës në klube, bare dhe restorante ka detyruar 200 izraelitë të gjenin zgjidhjen! Të enjten e kaluar, një dasmë e çuditshme u zhvillu...
ITALI- Kur thua se po punoj nga shtëpia në kohë pandemie edhe për shitësit e drogës është kthyer në një biznes. Ky është rasti i një djali 24-vjeçar, me ...
NORVEGJI- Policia në Norvegji ka thënë se ka gjetur trupin e një fëmije 15 muajsh në bregdet. BBC shkruan se trupi i gjetur është ai i një fëmije 15 muajsh të z...
TURQI- Truprojat e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan kanë detyruar një vajzë të re që të rregullojë qendrimin para tij. Në një video e publikuar nga mediat turke...
KOSOVË-Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vazhduar situata e qëndrueshme përsa i përket Covid-19 ku nuk ka patue asnjë humbje jete dhe vetëm 10 raste të...