Politike

“Me mish e me shpirt”/ Enkeleda Kapedani justifikohet për SFILATËN me “MAFFIA”: Mos lejoni që bota e krimit dhe e kli

7 Qershor 2021, 12:07 Nga DOSJA
“Me mish e me shpirt”/ Enkeleda Kapedani justifikohet për

TIRANË– Gjyqtarja Enkeleda Kapedani është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna. E pranishme në mbledhjen e KLGJ-së ku po diskutohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin e saj, Kapedani tha se shijet e aj muzikore nuk ndikojnë aspak në vendimet e marra si gjyqtare. 

Ajo shtoi më tej se te gjithë njerëzit kanë kënduar ndonjë këngë njëherë në jetën e tyre, ndërsa ajo po gjykohet e po bëhet kokë turku. Kapdani ua hodhi edhe fajin mediave teksa kërkoi që të mos lejohej që bota e krimit dhe e krimit të fitonte mbi të.

“Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam bërë foto dhe video për të hequr stresin, jo për t’i publikuar. Videot e mia nuk kanë ndikuar asnjëherë në vendimet e mia si gjyqtare. As veshjet dhe as muzika nuk kanë ndikuar. Ndonjëherë i bëj video vetes pa prezencën e askujt, pa u menduar mirë. Më gjykoni për veprimet në punë. Jam përpjekur me mish e me shpirt. Kam mbaruar studimet me rezultate super të larta. A ka njeri që nuk e ka kënduar një këngë në jetën e tij private. Jam bërë kokë turku. Unë i përmbush me përpikmëri të gjitha detyrat. Kujt i shkela në kallo? Pse jam unë e goditura…? Mos lejoni që bota e krimit dhe e klikimit të fitojë mbi mua”- tha Kapedani.

LAJM KRYESOR: Sfilatat në Tik Tok! Mblidhet KLGJ për shkarkimin e Enkeleda Kapedanit, gjyqtarja: Po më bëni kokë turku! Po gjykohem për shijet muzikore

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike hetim per enkeleda kapedanin klgj per kapedanin videot e enkeleda kapedanit hetim per enkeleda kapedanin klgj per kapedanin videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll