Politike

Përfundon takimi Konjufca-Basha: Takimi ishte i frytshëm, shqyrtuam gjendjet e dy shteteve  

7 Qershor 2021, 11:09 Nga DOSJA
Përfundon takimi Konjufca-Basha: Takimi ishte i frytshëm, shqyrtuam

TIRANË- Takimi mes Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, ka përfunduar. Pas përfundimit të takimit, ata mbajtën një deklaratë të përbashkët. Basha në fjalën e tij ka siguruar Konjufcën për mbështetjen e PD-së për të gjitha sfidat që po përballet Kosova dhe institucionet e saj. Ai gjithashtu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Institcionet ndërkombëtare dhe mbyllja me sukses e dialogut me Serbinë, janë prioritete të PD-së.      

 “Kam Kënaqësinë të mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike kryetarin e kuvendit të Kosovës, zotin Konjufca me të cilin shkëmbyem mendime mbi zhvillimet politike në Kosovë, në Shqipëri, në rajon. E urova edhe personalisht për detyrën e rëndësishme, të kreut të një institucioni më të rëndësishëm të republikës së Kosovës, mbartës i legjitimitetit, të qytetarëve të Kosovës.

E sigurova për mbështetjen e plotë dhe koherente të Partisë Demokratike, me të gjitha sfidat me të cilat perballet Kuvendi, qeveria dhe institucionet e Kosovës, si dhe mbështetjen e plotë dhe vllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës, në sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik , të tejkalimit të pasojave social ekonomike të pamdemisë dhe mbi te gjitha në qëndrimin krah për krah me institucionet e Kosovës për përballjen e sfidave të tjera ku për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare , antarësimi i Kosovës në institucionet ndëekombëtare dhe perfundimi me sukses i dialogut midis republikës së Kosovës dhe republikës së Serbisë, me njohjen e ndërsjelltë të këtyre dy shteteve si një investim i domosdoshëm për të cimentuar stabilitetin dhe orientimin euroatlantik , të rajonit tonë, të gjithë vendeve të ballkanit perendimor”, tha Basha.

Ndërsa Konjufca në fjalën e tij u shpreh se me Bashën, patën një takim të frytshëm, në të cilin diskutuan temat aktuale të dy vendeve. Ai gjithashtu u shpreh se fati i Kosovës dhe Shqipërisë është i përbashkët, dhe se u gëzua shumë për qendrimet e PD-së, në lidhje me Kosovën, si dhe me dialogun me Serbinë. Konjufca në fjalën e tij, gjithashtu ftoi Bashën për një vizitë në Kosovë.   

Jemi shume të nderuar për pritjen në seline e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kryetari i saj , zoti Lulzim Basha. Patëm një takim shumë të frytshëm duke i trajtuar temat më te rëndësishme nepermjet të cilave shqyrtojmë gjendjen e Republikës së Shqipërisë, por edhe atë të Republikës së Kosovës. Fati i shteteve tona është i përbashkët meqënëse ne jemi një komb dhe më erdhi mrë kur i dëgjova qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë për sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen.

Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë, të cilat rezultatin përfundimtar synojnë ta kenë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një entiteti teritoril Serb brenda Kosovës të kontrolluar nga Beogradi duke e hapur edhe planin e Athisarit. Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, të cilat i shpjegoi edhe në fund të qëndrimeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetari Basha. Këto na ndihmojnë për pozicionimin e Republikës së Kosovës në proceset e ardhshme, edhe në dialogun që e kemi me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimeve europiane, sepse vetëm duke patur një pozicion unik, të përbashkët e për të cilin punojmë duke e ndërtuar bashkë në vazhdimësi, të dy shtet tona mund të kenë sukses.

Me zëra të ndarë, të fragmentuar, me qëndrime kundërthënëse, të cilat na kanë ndodhur ndonjëherë në të kaluarën, kemi përjetuar vetëm dëme të dy shtetet tona. Sa më të unifikuar që të jenë qëndrimet tona, atëherë mendoj që do të jetë më e lehtë për ne që të kemi prosperitet, por edhe më e shpejt rruga jonë drejt synimit tonë përfundimtar, që është hyrja në Bashkimin Europian. Zoti Basha faleminderit për mikpritjen, jeni të mirëseardhur për një vizitë në Kosovë”, tha Konjufca.

LAJMI KRYESOR: LAJMI KRYESOR: Vizita e Konjufcës në Shqipëri, takimi me Ruçin: Kosova duhet të ruaj avantazhin në dialogun me Serbinë. Kryeparlamentari: Duhet të koordinohemi me Shqipërinë për sfidat që kemi

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike glauk konjfuca konjufca vizite zyrtare ne shqiperi lulzim basha glauk konjfuca konjufca vizite zyrtare ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll