Politike

“Duhet të thellojmë bashkëpunimet mes dy vendeve”/ Përfundon takimi Ruçi-Konjufca: Kosova të ruaj avantazhin e saj në

7 Qershor 2021, 09:14 Nga DOSJA
“Duhet të thellojmë bashkëpunimet mes dy vendeve”/

TIRANË- Takimi mes Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi së bashku me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufca ka përfunduar. Në përfundim të takimit, ata kamë mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediat. Ruçi u shpreh se Kosova në dialogun me Serbinë duhet që të ruaj avantazhin e saj. Ai gjithashtu ka thënë se BE-ja është e vetmja rrugë për ardhmërinë e Kosovës dhe Serbisë, si dhe se ka thënë se Serbia ka kryer krime lufte dhe se duhet të përgjigjet për ato krime.

Është e rëndësishme që Kosova të ruajë avantazhin e saj në raport me Serbinë. Kosova është një vend më i preferuar në raport me shtetet, që ne kemi pasur e kemi raport strategjik. BE është e vetmja rrugë e ardhmërisë për Kosovën dhe Serbinë. Duhet një qëndrim i unifikuar për dialogun me Serbinë, sepse është Serbia ajo që ka kryer krime lufte, ka fshehur kriminelë, në kërkim për dekada të tëra dhe nuk ka bashkëpunuar me gjykatat ndërkombëtare dhe justifikon krimet e veta”, tha Ruçi.

Ndërsa nga ana tjetër, Konjufca në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Shqipërinë për kontributin që ka dhënë për Kosovën, si me luftën kundër Covid-19, edhe me çështje të tjera. Konjufca në fund të fjalës së tij ka ftuar homologun Ruçi për të vizituar Kosovën.

“Shqipëria ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën. Prandaj, në shtetin tonë ka një traditë në Kosovë, që vizitën e parë zyrtare e bëjmë në Shqipëri. Ne kemi interesa të përbashkëta sepse jemi një komb. Politika jonë duhet të funksionojë sipas premisës se jemi një komb. Sfidat tona janë të përbashkëta. Falënderoj Shqipërinë dhe institucionet e shtetit shqiptar për ndihmën nga koronavirusi.

Duhet të thellojmë bashkëpunimin në ekonomi dhe në fusha të tjera. Të thellojmë bashkëpunimin, sepse jemi dy shtete, që kanë të përbashkët faktin se jemi një komb. Kosova të mos dëmtohet nga dialogu me Serbinë. Ne na duhet koordinimi me Shqipërinë, ne po përballemi edhe me proces të vështirë me Specialen, teksa ish-krerë të UÇK-së po gjykohen në Hagë. Të bashkërendojmë veprimet tona. Lufta jonë ishte e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e ka qenë dhe e gjithë kombit shqiptar. Për Kosovën, dëm do të ishte krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Kosovës që do të kontrollohej nga Beogradi, dhe kjo nuk bënë assesi të ndodh dhe kjo është beteja jonë e përbashkët. Prandaj, lufta e UÇK-së duhet të mbrohet. Ju ftoj zyrtarisht që të vizitoni shtetin e Kosovës”, tha Konjufca.

LAJMI KRYESOR: Glauk Konjufca viziton sot Shqipërinë, takim ‘kokë më kokë’ me Ruçin, Metën dhe Bashën

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike glauk konjufca gramoz ruci konjufca vizite zyrtare ne shqiperi glauk konjufca gramoz ruci konjufca vizite zyrtare ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 6 Qershor 2021, 17:01

SHQIPËRI- Në Shqipëri, një prej kandidatëve për drejtimin e Partisë Demokratike, Edit Harxhi shprehet se përmes projektit të saj ajo synon fundin e tranzic...