Politike

Rama niset për në Hungari: Më ftoi kryeministri i vendit! Vizitë zyrtare dhe në Bullgari, kthehet për të shkarkuar Metën

7 Qershor 2021, 08:04 Nga DOSJA
Rama niset për në Hungari: Më ftoi kryeministri i vendit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është nisur për një vizitë zyrtare në Hungari. Top Channel shkruan se pas Hungarisë, kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, gjithashtu për një vizitë zyrtare, ndërsa pritet që në Shqipëri vjen të mërkurën, para nisjes së seancës ku pritet të votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.

Vetë Rama ka publikuar një foto ku shihet se zbret nga avioni në Hungari, krahas të cilës shkruan se ai është ftuar nga kryeministri i vendit atje, Viktor Orbán.

Rama shton se vizita e tij është zyrtare dhe gjatë të cilës do të diskutohet për bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.

Edhe në Bullgari, Rama pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të ndryshëm në lidhje me marrëdhënien mes vendeve. Kjo vizitë e Ramës në Humgari e Bullgari vjen pas takimeve që Kreu i Qeverisë zhvilloi në Turqi vetëm pak ditë më parë, ku u firmosën një sërë marrëveshjesh.

Në Turqi, Rama shoqërohej nga një pjesë e mirë e ministrave të tij, ndërsa në Hungari e Bullgari, nuk dihet ende se kush e shoqëron.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama ne hungari e bullgari edi rama rama ne hungari e bullgari

Sondazh

Poll

Politike 6 Qershor 2021, 17:01

SHQIPËRI- Në Shqipëri, një prej kandidatëve për drejtimin e Partisë Demokratike, Edit Harxhi shprehet se përmes projektit të saj ajo synon fundin e tranzic...