Politike

Takimi Meta-Konjufca, Presidenti: Forcat politike të Kosovës duhet të jenë të bashkuara në dialogun me Serbinë

7 Qershor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Takimi Meta-Konjufca, Presidenti: Forcat politike të Kosovës duhet

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca. Së bashku ata diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon. Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura deri tani mos të mbesin vetëm në letër.

“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, – theksoi Presidenti Meta.

Meta gjithashtu theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, dhe uroi që kjo të ndodhë sa më parë. Presidenti me afrimin e sezonit turistik inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim zhvillimin e turizmit në të dyja vendet tona.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike glauk konjufca ilir meta konjufca vizite zyrtare ne shqiperi glauk konjufca ilir meta konjufca vizite zyrtare ne shqiperi

Sondazh

Poll