Politike

“E Shqipërisë…” Qenka ngjitëse! Pas Kurtit, edhe Konjufca i ngatërron emrin Partisë Demokratike, Basha e korigjon me

7 Qershor 2021, 11:42 Nga DOSJA
“E Shqipërisë…” Qenka ngjitëse! Pas Kurtit,

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë deklaratës për shtyp që po mbante me Kryedemokratin Lulzim Basha ka ngatërruar Partinë Demokratike të Shqipërisë me Partinë Demokratike të Kosovës. 

Në një moment gjatë fjalës së tij, Konjufca tha se “Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, ndërkohë që më pas ndërhyri Basha, i cili tha “të Shqipërisë”. 

Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që politikanët nga Kosova e ngatërrojnë PD-në me PDK-në. Këtë gjë më parë e ka bërë edhe Kryeministri Albin Kurti, teksa po zhvillonte një takim në Gjirokastër para zgjedhjeve të 25 prillit.  

LAJMI KRYESOR: Vizita e Konjufcës në Shqipëri, takimi me Ruçin: Kosova duhet të ruaj avantazhin në dialogun me Serbinë. Kryeparlamentari: Duhet të koordinohemi me Shqipërinë për sfidat që kemi

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike glauk konjufca konjufca vizite zyrtare ne shqiperi lulzim basha glauk konjufca konjufca vizite zyrtare ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll