Bota

Tatuazhi është haram! Shefqet Krasniqi flet për ndërhyrjet plastike: Çdo gjë që kthehet në origjinalitetin e saj nuk ës

7 Qershor 2021, 08:23 Nga DOSJA
Tatuazhi është haram! Shefqet Krasniqi flet për ndërhyrjet

KOSOVË-Imami i Kosovës Shefqet Krasniqi ditën e djëshme ka folur rreth ndërhyrjeve të lejuara e të ndaluara ku bëjnë pjesë operacionet plastike mbjelljen e flokëve edhe tatuazhet.

Ai ka thënë se të lejuara janë ato ndërhyrje të domosdoshme si hunda apo veshet të cilët pengojnë mirëfunksionimin e sistemit shëndetësor. Hoxhë Shefqeti ka folur edhe për një dukuri që është duke u aplikuar së shumti kohët e fundit e cila është mbjellja e flokëve.

Krasniqi ka thënë se mbjellja e flokëve mund të jetë analoge me rivendosjen e ndonjë pjese të veshit pas ndonjë aksidenti. Megjithatë Krasniqi thotë se operacionet plastike që sot aplikojnë këngëtaret tona janë të ndaluara. Ai ka shtuar se haram është edhe tatuazhi.

Fjala e plotë:

“Operacionet plastike të domosdoshme janë të lejuara: Shembull, dikush e ka hundën e devijuar që i pengon edhe në frymëmarrje, detyrohet të bëjë operacion. E dyta nëse dikush ka shëmtim të tepërt dhe njerëzit e perceptojnë keq, por që nuk i pengon në shëndet si shembull, hundë shumë të madhe apo vesh shumë të kthyer, nuk është e ndaluar të ndërhyhet. Mbjellja e flokëve nuk është e ndaluar sepse flokët më parë kanë qenë në kokë. Çdo gjë që kthehet në origjinalitetin e saj nuk është e ndaluar. Floku ka qenë, ka rënë dhe është rikthyer. Kjo nuk e ndryshon pamjen që ta ka dhënë Zoti. Njeriu mund të pësojë ndonjë aksident komunikacioni dhe i këputet veshi. Nuk ka asgjë të keqe nëse ai vesh montohet dhe rikthehet. Me tatuazh tip o e ndryshon pamjen që të ka dhënë Zoti, dhe kjo është prej mëkateve të mëdha”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora shefqet krasniqi shefqet krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Qershor 2021, 07:44

PRISHTINË–  Një operacion antidrogë është zhvilluar në Prishtinë ku është vënë në pranga një person ndërsa janë sekuestruar 2.5 kg kokainë, 3 armë, karikat...