Bota

Masakra në Korfuz/ Para se të vriste veten shkran letër duke kërkuar falje, autori kishte planifikuar prej kohësh të ekzek

7 Qershor 2021, 07:46 Nga DOSJA
Masakra në Korfuz/ Para se të vriste veten shkran letër duke

GREQI-Detaje të reja janë zbardhur pas 2 vrasjeve dhe vetëvrasjes së ditës së djeshme në ishullin grek, Korfuz.

Sipas Protothema ishte një burrë 67-vjeçar, ai që prej kohësh kishte planifikuar të vriste Luizan, pronaren e shtëpisë në të cilën jetonte, pasi për një kohë të gjatë nuk paguante qiranë, gjë që ka sjell përplasje të shumta mes tyre.

67-vjeçari, i cili sipas banorëve të zonës ishte një person që konfliktohej shpesh me pronaren e shtëpisë e cila kohët e fundit, po kërkonte një qiraxhi të ri, i fshehur në një rrugë të lagjes pranë banesës, e ka pritur të shfaqet për ta qëlluar nga një distancë e afërt, që vdekja të ishte e sigurt.

Në ato momente, nga zhurma e të shtënave menjëherë në rrugë ka dal komshiu, burri i Luizës dhe 67-vjeçari i pamëshirshëm nuk hezitoi ta qëllonte edhe atë duke i marrë jetën. Menjëherë ai është larguar nga vendngjarja dhe me vrap është futur në shtëpinë e tij dhe po me të njëjtën armë i dha fund jetës së tij.

Kur polica është futur në banesën e 67-vjeçarit, përveç trupit të tij të përlyer me gjak, ka gjetur edhe letra në të cilat kërkonte falje nga familja e tij për vrasjen që do të kryente, gjë që tregon se ai kishte planifikuar gjithçka.

(e.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota greqi korfuz vrasje e trefishte ne greqi greqi korfuz vrasje e trefishte ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 7 Qershor 2021, 07:44

PRISHTINË–  Një operacion antidrogë është zhvilluar në Prishtinë ku është vënë në pranga një person ndërsa janë sekuestruar 2.5 kg kokainë, 3 armë, karikat...