Bota

7 Qershor 2021, 07:44 Nga DOSJA

PRISHTINË–  Një operacion antidrogë është zhvilluar në Prishtinë ku është vënë në pranga një person ndërsa janë sekuestruar 2.5 kg kokainë, 3 armë, karikator, qindra fishekë dhe dy mjete.

Lajmin e ka dhënë Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi se aksioni është realizuar nga policia e Prishtinës në koordinim me policinë gjermane. Identiteti i personit dhe ambienti ku u gjet droga ende nuk është bërë me dije, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në kordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete.

Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, njoftoi  Sveçla.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni operacion antidroge ne prishtine xhelal sveçla operacion antidroge ne prishtine xhelal sveçla

Sondazh

Poll