Biden: SHBA qëndron përkrah aleatëve evropianë në ballafaqimin me Rusinë: Presidenti Putin e di se nuk do të nguroj t’u
7 Qershor 2021, 07:22Nga DOSJA
Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah aleatëve evropianë në përballjen me Rusinë, zotohet Presidenti Biden në prag të takimit të parë që do të zhvillojë zoti Biden me udhëheqësin rus Vladimir Putin që kur filloi mandatin.
Ky takim zhvillohet në një periudhë tensionesh të thelluara mes dy vendeve, lidhur me një numër temash që nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe akuzat e Uashingtonit se Rusia strehon hakerë të rrezikshëm në tokë të saj.
Në një artikull opinion të publikuar të shtunën në gazetën Washington Post, Presidenti Biden zotohet të mbështesë “aleancat demokratike” në ballafaqimin me një numër krizash dhe kërcënimet në rritje nga Moska dhe Pekini.
“Ne qëndrojmë të bashkuar për të adresuar sfidat ruse ndaj sigurisë evropiane, duke filluar me agresionin rus në Ukrainë. Nuk do të lëmë vend për aspak dyshim se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të mbrojtur vlerat tona demokratike, që nuk mund të shkëputen nga interesat tona,” shkruante presidenti.
“Presidenti Putin e di se nuk do të nguroj t’u përgjigjem akteve keqbërëse në të ardhmen,” vazhdon presidenti. “Kur të takohemi, do të theksoj përsëri angazhimin e Amerikës, Evropës dhe demokracive të tjera që mendojnë si ne për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor,” thuhej në artikull.
Që kur filloi mandatin, Presidenti Biden ka shtuar presionin ndaj Kremlinit, duke e cilësuar në një moment udhëheqësin rus Vladimir Putin si “vrasës” gjë që u përcoll me kritika të forta në Moskë.
Por të dy udhëheqësit kanë shprehur shpresën se marrëdhëniet do të përmirësohen. Të premten Presidenti Putin tha se pret rezultate pozitive nga bisedimet me homologun Biden.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Kryetari i komunës së fshatit Shtime të Prizrenit e ka shpallur ditën e sotme ditë zie pas aksidentit tragjik të ditës së djeshme i cili i mori jet...
PAKISTAN–Dy trena ekspres janë përplasur në Pakistanin jugor, duke vrarë të paktën 38 pasagjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe fshatarët punuan për të tër...
BRAZIL- Katërmbëdhjetë autobusë dhe dy makina policie u dogjën dhe u shkatërruan në orët e para të të ditës së djeshme në qytetin brazilian të Amazonës, Manaus ...
TURQI– Ministri turk i mjedisit u zotua të dielën të mposhtë “mukozën detare” që po kërcënon Detin Marmara. Ai foli për një plan për menaxhimin e emergjen...
GJERMANI– Në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt partia e kancelares Merkel, CDU, sipas prognozave të para ka dalë qartë forca kryesore politike në këtë lan...
KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë detaje në lidhje me takimin që pati të shtunën me kry...
BRITANI-Ish-kryeministri anglez Tony Blair po këshillon regjimin serb, që dikur bombardoi popullsi civile dhe gruaja e tij po përfaqëson shtetin kundër një kana...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se një anëtar i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ishte vrarë në një operacion të intel...
TURQI- Bregdeti i Turqisë është mbuluar ditët e fundit nga një shtresë e trashë e ngjashme me mukozën. BBC raporton se presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan...
Nuk ka sinjale që Serbia e ka ndalur fushatën për të siguruar çnjohjet nga vendet që tashmë e kanë njohur Kosovën, thonë zyrtarët e Ministrisë së Punëve ...