Bota

Festa në Golem e bëri bashkë me Ramën, flet Isa Mustafa: Ishte atmosferë miqësore, bisedë e lirë, për investime dhe zhv

7 Qershor 2021, 04:36 Nga DOSJA
Festa në Golem e bëri bashkë me Ramën, flet Isa Mustafa:

KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë detaje në lidhje me takimin që pati të shtunën me kryeministrin Edi Rama, gjatë përurimit të një hoteli luksoz në Golem.

Në një prononcim për Klan Kosovën, Mustafa është shprehur se takimi mes tij, Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Opozitës së Kozovës, ishte jo formal dhe në një atmosferë miqësore.

”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina. Takimi ishte joformal, në një atmosferë miqësore. Biseda ka qenë e lirë, për investime dhe zhvillim,”- tha Mustafa.

Mustafa ishte vetëm një prej dhjetëra politikanëve e biznesmenëve nga Kosova që mbushën Golemin pasditen e të shtunës në ingurimin e një hoteli. Vetë Rama u shfaq mes tyre duke falenderuar biznesmenin nga Kosova për investimin në Shqipëri.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora edi rama isa mustafa edi rama isa mustafa

Sondazh

Poll