Bota

Një trafikant droge vritet nga policia në Brazil, anëtarët e bandës marrin hak duke djegur 14 autobusë dhe dy makina polic

7 Qershor 2021, 06:52 Nga DOSJA
Një trafikant droge vritet nga policia në Brazil, anëtarët e

BRAZIL- Katërmbëdhjetë autobusë dhe dy makina policie u dogjën dhe u shkatërruan në orët e para të të ditës së djeshme në qytetin brazilian të Amazonës, Manaus pasi një anëtar i një bande droge u vra nga policia pas një sulmi.

Sipas mediave, edhe disa banka dhe biznese u dëmtuan dhe u plaçkitën nga anëtarët e tërbuar të bandës. Shërbimet e autobusëve u pezulluan derisa patrullat e forcuara të policisë të mund të vendoseshin në qytet.

Sekretari i sigurimit të shtetit Amazonas, koloneli Louismar Bonates tha në një deklaratë se urdhri për të djegur automjetet publike erdhi nga brenda burgut ku burgosen drejtuesit e bandave të drogës. Automjetet u dogjën gjithashtu në dy qytete fqinje, tha ai.

Komanda e Kuqe është e njëjta bandë e shënjestruar në Rio de Janeiro muajin e kaluar në një sulm policie që çoi në vdekjen e 28 personave dhe një polici.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota brazil louismar bonates manaus sulm e brazil brazil louismar bonates manaus sulm e brazil

Sondazh

Poll