Bota

Vritet udhëheqësi ushtarak kurd, presidenti Erdogan paralajmëron: Të gjithë terroristët do të kenë të njëjtin fund

6 Qershor 2021, 19:36 Nga DOSJA
Vritet udhëheqësi ushtarak kurd, presidenti Erdogan paralajmëron:

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se një anëtar i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ishte vrarë në një operacion të inteligjencës Turke në Irak. Mediat e huaja raportojnë se udhëheqësi ushtarak kurd u vra në bombardimet në kampin e refugjatëve.

Udhëheqësi ushtarak kurd Salman Bozkir i njohur gjithashtu si “Dr. Hussein”, ishte në krye të PKK në Mahmur, një kamp refugjatësh kurdë në Irakun verior.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë organizatë separatiste dhe shkatërruese të përdorë Mahmur si një inkubator të terrorizmit. Ne do të vazhdojmë të zhdukim terrorizmin në burimin e saj,” -tha presidenti turk në një postim në Twitter.

Bu başarılı operasyonda emeği geçen tüm arkadaşlarıma Milletim adına teşekkür ediyorum.

Hain ve bölücü örgütün Mahmur’u terörün “kuluçka merkezi” olarak kullanmasına müsaade etmeyecek, terörü kaynağında kurutmaya devam edeceğiz.

— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) June 6, 2021

“Të gjithë terroristët do të kenë të njëjtin fund,” -paralajmëroi shefi i komunikimit i presidencës turke, Fahrettin Altun.

Kampi Mahmur, i ngritur nga KB në vitet 1990 për të strehuar Kurdët Turq, u bombardua të shtunën nga një aeroplan turk pa pilot. Ankaraja shpesh akuzon PKK për marrjen nën kontroll të kampit, 250 km në jug të kufirit turk. Turqia gjithashtu pretendon se Iraku mbetet joaktiv dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë luftë në tokën Irakiane kundër PKK.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fahrettin altun pkk rexhep tajip erdogan salman bozkir fahrettin altun pkk rexhep tajip erdogan salman bozkir

Sondazh

Poll