Bota

Deti i Turqisë mbulohet nga mukoza, Erdogan: Ne do të shpëtojmë brigjet e vendit nga kjo fatkeqësi

6 Qershor 2021, 18:30 Nga DOSJA
Deti i Turqisë mbulohet nga mukoza, Erdogan: Ne do të

TURQI- Bregdeti i Turqisë është mbuluar ditët e fundit nga një shtresë e trashë e ngjashme me mukozën. BBC raporton se presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se do të bëjë çështë e mundur për të shpëtuar brigjet e vendit nga ndërtimi i “mukozës së detit” në ujërat e tij.

Shpërthimi i fundit i i mukozës në Turqi përgjatë zonave të mëdha të detit Marmara, i cili lidh Detin e Zi me Detin Egje, besohet të jetë më i madhi në histori dhe po shkakton kaos për komunitetet lokale. Ekspertët fajësojnë ndotjen dhe ndryshimin e klimës.

Presidenti Erdogan fajësoi ujërat e zeza të patrajtuara që hidhen në det, si dhe rritjen e temperaturave dhe u kërkoi zyrtarëve të hetojnë.

“Shpresojmë se ne do të shpëtojmë detet tona nga kjo fatkeqësi mukoze. Frika ime është, nëse kjo zgjerohet në Detin e Zi … shqetësimi do të jetë i madh. Ne duhet të ndërmarrim masa para se të jetë vonë,”– tha Presidenti Erdogan.

Qeveria e tij ka dërguar një ekip prej 300 anëtarësh për të inspektuar burimet e mundshme të ndotjes. Zhytësit kanë raportuar se një numër i madh peshqish dhe specie të tjera po vdesin nga mbytja.

Mukoza e  detit,  është një llum i gjelbër që ndodh natyrshëm dhe formohet kur algat mbingarkohen me lëndë ushqyese si rezultat i motit të nxehtë dhe ndotjes së ujit. Ajo u gjet për herë të parë në Turqi në 2007 por është zbuluar gjithashtu në Detin Egje pranë Greqisë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mukoza e detit rexhep tajip erdogan mukoza e detit rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll