Bota

“Covid-19 nuk do të zhduket”, përfaqësuesi i OBSH-së: Njerëzimi do të duhet të mësojë se si të bashkëjetojë me k

6 Qershor 2021, 17:19 Nga DOSJA
“Covid-19 nuk do të zhduket”, përfaqësuesi i

BRITANI E MADHE- I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Britani, David Nabarro thotë se do të duhet të kalojë një kohë e gjatë derisa të shohim fundin e pandemisë së koronavirusit. The Guardian raporton se sipas David Nabarro virusi pritet të shfaqë variante të reja.

Nabarro në një intervistë për Sky News është shprehur se aktualisht zhdukja e virusit nuk është një objektiv i arsyeshëm për botën. Sipas tij njerëzit do të duhet të mësojnë të jetojnë me virusin COVID-19.

“Zhdukja nuk është aktualisht një objektiv i arsyeshëm për botën. Njerëzimi do të duhet të mësojë se si të bashkëjetojë me këtë virus. Ky virus nuk do të zhduket së shpejti, por do të ketë variante që do shfaqen”, tha David Nabarro.

Dame Anne Johnson, presidentja e Akademisë së Shkencave Mjekësore i përsëriti opinionet e tij duke shtuar se qëllimi duhet të jetë minimizimi i sasisë së sëmundjeve të rënda që shkakton virusi.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 dame anne johnson david nabarro covid-19 dame anne johnson david nabarro

Sondazh

Poll