Bota

SHBA kundër Rusisë, Joe Biden: Do mbajmë anën e aleatëve europianë, Putin e di që s’do hezitoj t’i përgjigje

6 Qershor 2021, 15:36 Nga DOSJA
SHBA kundër Rusisë, Joe Biden: Do mbajmë anën e

SHBA- Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të mbajë anën e aleatëve evropianë kundër Rusisë . Mediat e huaja shkruajnë se premtimi vjen përpara takimit të parë ballë për ballë me homologun rus Vladimir Putin. Joe Biden të mërkurën dhe do të marrë pjesë në samitin G-7 dhe NATO si dhe në një takim të nivelit të lartë me udhëheqësin rus në Gjenevë në 16 qershor.

Në një artikull të ‘Washington Post’, Biden ka premtuar të mbështesë “aleancat demokratike” të Uashingtonit përpara krizave të shumta dhe kërcënimeve në rritje nga Moska dhe Pekini.

“Ne do të qëndrojmë bashkë për të adresuar sfidat e Rusisë ndaj sigurisë Evropiane, duke filluar me agresionin e saj në Ukrainë. Nuk do të ketë asnjë dyshim në lidhje me vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur vlerat tona demokratike, të cilat nuk mund t’i ndajmë nga interesat tona. Presidenti Putin e di që unë nuk do të hezitoj t’i përgjigjem aktiviteteve të dëmshme në të ardhmen. Kur të takohemi, unë përsëri do të nënvizoj angazhimin e Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe demokracive që ndajnë të njëjtin mendim me ne për të dalë për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut,” -tha Biden.

Takimi i nivelit të lartë i Joe Biden me Vladimir Putin vjen në mes të krizës më të madhe  midis dy vendeve, me tensione të larta për një mori çështjesh, duke përfshirë akuzat e piraterisë, të drejtat e njeriut dhe pretendimet e përzierjes së zgjedhjeve. Takimi me udhëheqësin rus prite të zhvillohet në 16 qershor.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota g-7 joe biden nato vladimir putin g-7 joe biden nato vladimir putin

Sondazh

Poll