Aktualitet

Lajmi që mori ‘dhenë’! Mirush Kabashi ndërroi jetë? Gazetarja bën sqarimin: Sapo bëra një bisedë të gjatë me të,

6 Qershor 2021, 15:21 Nga DOSJA
Lajmi që mori ‘dhenë’! Mirush Kabashi ndërroi

TIRANË– Pasditen e sotme, një lajm i rremë, i publikuar fillimisht në rrjetet sociale mori ‘dhenë’! Bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashit, i cili prej kohësh ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Lajmi u publikua edhe nga Fax Neës, për t’u sqaruar disa minuta më pas nga gazetarja e Kulturës në këtë televizion, Edona Haklaj. 

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, ajo ka sqaruar gjithë ‘ngatërresën’, duke shtuar se ishte keqinterperetuar deklarata e tij, për të ndjerin Pirro Mani. 

Pak minuta më parë, në rrjete sociale, në portale, por dhe në televizionin ku unë punoj (i pakonfirmuar nga unë që mbuloj kulturën) është publikuar lajmi që Mirush Kabashi (larg qoftë) ka ndërruar jetë. Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz mu shpreh se deklarata që ka bërë dy netë më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë. Unë ndiej përgjegjësi të kërkoj falje mbi këtë rast, edhe pse lajmi nuk eshte konfirmuar dhe as derguar në redaksi nga unë. Më vjen keq edhe që ky lajm u publikua tek ne i pakonfirmuar siç duhet. Prof.Kabashit iu zgjattë jeta!,”-shkruan ajo.

Dy muaj më parë, aktori i njohur Kabashi festoi 73- vjetorin e lindjes, që ndryshe nga një vit më parë, nuk e kaloi në korridoret e spitaleve. (Shiko këtu) E njëjta foto është postuar sërish në rrjete sociale, e kësaj herë nuk kanë munguar urimet për një jetë të gjatë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edona haklaj mirush kabashi edona haklaj mirush kabashi

Sondazh

Poll