Aktualitet

“Macja me miun”, loja që luajnë kriminelët shqiptarë në Britani për të shmangur deportimin, deputetët e shqetësuar:

6 Qershor 2021, 14:15 Nga DOSJA
“Macja me miun”, loja që luajnë kriminelët

BRITANI E MADHE- Loja ‘macja dhe miu’ e luajtur në gjykatat britanike nga kriminelë të huaj dhe azilkërkues që kërkojnë të shmangin deportimin po i kushton tatimpaguesëve të paktën 200 milion £ çdo vit. Sipas Dailymail, dy shqiptarë, një nga Shqipëria dhe një tjetër nga Kosova, kanë mundur të shmangin deportimin.

Shqiptari Valter Shpani mbërriti në Britani në 2007. Ai u depërtua në 2010 pasi u shpall fajtor për mashtrim, por arriti të futej sërish në ishull në vitin 2012. Deri në momentet që ne flasim ai është deportuar 3 herë nga Britania, por ia ka dalë të rikthehet sërish me pasaporta e karta identiteti false. Në muajin prill një gjykatës vendosi qëndrimin e tij në Britaninë e Madhe përfundimisht.

Ndërsa shqiptari i Kosovës, Shaban Binaku hyri në Britaninë e Madhe në 1998 si azilkërkues. Ai kaloi 12 muaj në burg për vjedhje dhe trafik droge dhe u deportua në 2012. Megjithatë arriti të kthehej në Britani në një lloj mënyrë dhe hapi një lavazh në veri të Londrës në 2014. Po ashtu, në këtë vit fitoi dhe 100 mijë paund në bingo. U arrestua sërish në 2018 për qëndrim të paligjshëm në Britani. Çështja e tij është ende në gjykatë, megjithatë është lejuar të qëndrojë në Britani nën arsyet e ligjeve për të drejtat e njeriut.

Kritikët akuzojnë gjykatësit e emigracionit si të butë dhe tepër të gatshëm për të apeluar çështjet, shumë prej të cilave zgjasin për një dekadë ose më shumë. Peter Bone, deputeti Konservator për Ëellingborough, tha: Ne nuk duhet të lejojmë në radhë të parë që në vendin tonë të futen njerëz me të dhëna kriminale. Ata që kanë kryer krime të kthehen andej nga kanë ardhur. 

Megjithatë problem mbeten paratë e shpenzuara teksa priet që drejtësia të japë vendimet për ta, duke kapur shifra marramendëse.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shaban binaku shqiptaret ne angli valter shpani shaban binaku shqiptaret ne angli valter shpani

Sondazh

Poll