Aktualitet

Nesër zbatohet porosia e Ramës për prishjen e obkjekteve pa leje në bregdet, kryeinspektori i IKMT: Asnjë tolerim!

6 Qershor 2021, 11:50 Nga DOSJA
Nesër zbatohet porosia e Ramës për prishjen e obkjekteve pa leje

VLORË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e nesërme operacionin për prishjen e objekteve pa leje përgjatë zonave bregdetare të vendit.

Operacioni do të fillojë në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj është shprehur i prerë se nuk do të ketë tolerime.

Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit“, është shprehur Zyberaj.

Ky aksion i policisë vjen pak ditë pasi kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë ndërtuesit të paligjshëm në bregdet të mos prekin hapsirat pa leje, pasi në të kundët do të merren masa ndaj tyre. Ai tha se ndërtimet duhet të prishen nga vetë ndërtuesit para ditës së hënë, pasi nga java tjetër, do të nisë aksioni për prishjen e tyre.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni kundet ndertimeve pa leje ne bregdet ndertimet pa leje ne bregdet aksioni kundet ndertimeve pa leje ne bregdet ndertimet pa leje ne bregdet

Sondazh

Poll