Aktualitet

Vrasja e shqiptarit brenda “Porche”! Avokati i agresorit: Ishte rastësi! Viktima e sulmoi, ai u vetëmbrojt! Do dor

6 Qershor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Vrasja e shqiptarit brenda “Porche”! Avokati i agresorit: Ishte

GJERMANI– Të enjten në Hanover të Gjermanisë nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë 30-vjeçari Armin Neziri. Autori i vrasjes ndodhet ende në arrati, ndërkaq sipas mediave gjermane, avokati i tij Fritz Willig ka deklaruar se klienti i tij do të dorëzohet së shpejti në Polici. 

Mediat gjermane shkruajnë se avokati i të dyshuarit ka deklaruar se klienti i tij do të përballet së shpejti me drejtësinë, ndërsa shton se klienti i tij ka përdorur armën vetëm nga frika. Ai shtoi se takimi mes viktimës dhe vrasësësit ishte tërësisht i rastësishëm, në një kryqëzim.

Po ashtu, sipas dëshmitarëve viktima ka ndalur veturën e tij Porche e pas veturës së autorit (Mercedes) dhe se ka dalë e ka thyer xhamat e Mercedesit me shkop bejsbolli. Pas kësaj, Rinor Z. ka shtënë me armë zjarri ndaj Armin Nezirit.

Sipas avokatit të tij, Rinor Z. e njihte viktimën Armin Neziri, për të cilin mediat gjermane shkruajnë se ka qenë i përfshirë në trafikim droge dhe prostitucion. Ndërsa sipas avokatit, klienti i tij ndjehej i kërcënuar nga Neziri, të cilin thuhet se e kishte raportuar më parë për një sherr. Viktima Armin Neziri, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij “Porsche Cayenne.”

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armin neziri fritz willig vritet shqiptari ne gjermani armin neziri fritz willig vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll