Aktualitet

Vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri, flasin familjarët e viktimës: Janë traumatizuar fëmijët, ditën para vrasjes na ka

6 Qershor 2021, 11:16 Nga DOSJA
Vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri, flasin familjarët e viktimës:

TIRANË– Familjarët e Kudret Saliajt, viktimës që mbeti i vrarë mëngjesin e së premtës nga ish-vjehrri në një kafe në Tiranë, kanë folur një ditë pasi kanë e kanë përcjellë për në banesën e fundit.

Në një prononcim për Faxnews, kushëriri i Saliajt ka treguar se Mexhit Picari dhe ish-bashkëshortja e viktimës kanë shkuar në banesën e tyre dhe kanë mohuar që ai të ketë ushtruar dhunë ndaj Dhuratës.

Ai është shprehur se nuk ka asgjë për të ndarë me publikun për familjarët e Kudretit dhe se sfida e tyre më e madhe është qëndrimi pranë fëmijëve të mitur, të cilët janë traumatizuar. Sa i përket deklaratave tëish-miqve të shtëpisë, i afërmi pretendon se janë mashtrime, e për këtë thotë se faktet ndodhen në dosjet e prokurorisë.

Të merret dosja në prokurori. Ajo është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria. Ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti. Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar. Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre. Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, tha kushëriri i Kudretit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë të hënën në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj vritet kudret saliaj kudret saliaj vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll