Aktualitet

Ministri grek e përmendi me EMËR! Kush është Anesti, “problematiku” shqiptar që i ka shkaktuar ‘dhimbje koke’ Polic

6 Qershor 2021, 14:27 Nga DOSJA
Ministri grek e përmendi me EMËR! Kush është Anesti,

ATHINË– Dje, në Kuvendin grek, ministri i  Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis foli për kriminelët në Kuvend, duke përmendur ata që u lanë të lirë për shkak të “ligjit të Paraskevopulos”. Si shembull, ai mori rastin e një të dënuari me origjinë shqiptare, i cili vuajti vetëm 4 nga 14 vite burg, duke iu rikthyer sërish veprave penale.  Ministri grek përmendi me emër Musta Nerin, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në dy vrasje së bashku me Bajram Mondin, i cili kishte “në shpinë” dhe vrasje të tjera. Por Neri u la i lirë.

“Zonja dhe zotërinj të SYRIZA-s, a jeni akoma krenarë për ligjin Paraskevopoulos? Ka një bandit shqiptar që flet për racizëm. Ai u burgos dhe u lirua nga burgu. Aktualisht ai kërkohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe për grabitje. A e dini sa
raste të tilla ka? Ata janë jashtë. Dhe të gjithë përsëritin krimet e egra kundër shoqërisë greke dhe kundër qytetarëve,“-tha ai.

Por kush është Musta Neri, i njohur ndryshe me emrin “Anesti”?

Shqiptari, 34-vjeçar, në vend që të qëndronte pas hekurave për 14 vjet, vuajti vetëm 4 vite heqje lirie. Grabitësi me pseudonimin “Anestis” ishte përpjekur të vriste policë gjatë një grabitje në zonën e Atikës. Ai u prangos dhe u dënua me 14 vite burg, por dispozitat e dobishme të ligjit mundësuan që krimineli të lihej i lirë më 12 korrik 2019 për t’ju kthyer punëve të mëparshme. Më 5 gusht 2019, më pak se një muaj pas lirimit nga burgu, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kryen një grabitje të armatosur në një bankë në Parga, duke grabitur shumën e 26,360 eurove. Më 8 Shkurt 2020, 34-vjeçari “Anesti” u përball sërish me efektivë policie dhe kësaj here ai me shokët e tij, nuk heziuan që të nxirrnin kallashnikovin për të vrarë. Por fatmirësisht asnjë efektiv nuk u lëndua.  Një element tjetër që tregon se sa i pamëshirshëm është “Anestis” është fakti që ai nuk hezitoi të qëllonte edhe pse  dhjetra studentë francezë po udhëtonin në një tren aty pranë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greqi michalis chrysochoidis musta neri greqi michalis chrysochoidis musta neri

Sondazh

Poll