Bota

G-7 lidh marrëveshje për taksat ndaj gjigantëve të teknologjisë

6 Qershor 2021, 05:56 Nga DOSJA
G-7 lidh marrëveshje për taksat ndaj gjigantëve të

Grupi i shtatë vendeve me të industralizuara të botës (G-7) ra dakord të mbështesë një normë minimale takse në rang botëror prej të paktën 15% ndaj korporatave shumëkombëshe. Vendimi synon t’i parandalojë këto kompani që të shmangin taksat dhe sigurojnë fitime të mëdha në vendet me taksa të ulta.

Takimi i ministrave të Financave të vendeve të G-7-s, që po zhvillohet në Londër, miratoi gjithashtu propozimin që kompanitë më të mëdha në botë, përfshirë gjigandët e teknologjisë me bazë në SHBA, të paguajnë taksa në vendet ku ata kanë shumë shitje, por pa patur fizikisht një zyrë aty.

Ministri britanik i Financave Rishi Sunak tha se marrëveshja do të “reformojë sistemin global të taksave për ta bërë atë të përshtatshëm për epokën dixhitale globale dhe është thelbësore për të siguruar drejtësi, në mënyrë që kompanitë e duhura, të paguajnë taksat e duhura, në vendet e duhura”.

Sekretarja amerikane Thesarit Janet Yellen tha se marrëveshja “siguron një moment të rëndësishëm dhe drejtësi për klasën e mesme dhe punonjësit amerikanë në të gjithë botën”.

Miratimi i marrëveshjes nga G-7 hedh bazat për një marrëveshje më të gjerë në bisedimet që mbahen në Paris mes më shumë se 140 vendeve, si dhe Ministrave të Financave të Grupit të 20-s që takohet në Venecia në muajin korrik.

Diskutimet ndërkombëtare mbi çështjen e taksave morën një hov të ri pasi Presidenti amerikan Joe Biden mbështeti idenë e vendosje së një takse globale minimale prej të paktën 15% mbi fitimet e korporatave.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota taksat ndaj gjigantëve të teknologjisë vendet e g7 taksat ndaj gjigantëve të teknologjisë vendet e g7

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 20:58

ALASKË- Disa fotografi të vjetra që tregojnë Alaskën e viteve 1990 janë publikuar sëfundmi nëpër media.Nga fotot shihen gjuetarë kafshësh, fëmijë që luajnë...

Bota 5 Qershor 2021, 19:29

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh sensibilizues ditën e sotme, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit. Në një video të postu...