Bota

5 Qershor 2021, 19:29 Nga DOSJA

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh sensibilizues ditën e sotme, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit. Në një video të postuar në Instagram, ai u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të përdorin çanta të riciklueshme në vend të qeseve, gjatë kohës që bëjnë pazare, në mënyrë që të mos ndihmojë në shkatërrimin e ambientit.

Kurti shprehet ndër të tjera se një qese plastike që përdoret vetëm për 12 minuta, do 4 vite për tu tretur dhe 500 vite të tjera për tu zhbërë.

“Një qese plastike përdoret mesatarisht 12 minuta. Por duhet 2 deri në 4 vjet për tu degraduar një bio qese e plastikes. Ndërsa nevojiten 500 vjet për t’u zhbërë një qese si kjo”, tha ai.

 

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)


Mesazhin e Kurtit, mediat kosovare e kanë transmetuar si një mesazh të vlefshëm, sigurisht, përveç atyre opozitare. Konkretisht KlanKosova, ka ironizuar figurën e kreut të qeverisë, duke e konsideruar Kurtin një ekspert të qeseve plastike, si dhe një blerës të padisiplinuar.

“Kurti, blerës i “padisiplinuar” i frutave-perimeve dhe ekspert i qeseve të plastikës” titulli i KlanKosovës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dita boterore e mjedisit albin kurti dita boterore e mjedisit

Sondazh

Poll