Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Mustafa: Kurti e ka nxitur Kosovën kundër Asosacionit

5 Qershor 2021, 20:27 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Mustafa: Kurti e ka nxitur Kosovën kundër

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosoëvs Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka çfarë këshille t’i japë qeverisë Kurti, në lidhje me dialogun me Serbinë, për shkak se kjo e fundit i “vënë shkelmin”. Në një përgjigje për Albanian Post, Mustafa ka thënë se Kurti e ka nxitur Kosovën në lidhje me Asosacionin e komunave me pakicë serbe.      

“Qeverisë së VV-së që e ka kallur Kuvendin dhe Kosovën kundër Asociacionit, nuk kam çfarë i them. Ajo tani merr vendime, nuk proteston”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se ai kur ishte në Bruksel nuk ka firmosur asnjë gjë në lidhje me krijimin e Asosacionit. 

“Ajo që unë kam nënshkruar është marrëveshje e parimeve, jo marrëveshje për themelim e Asociacionit, sepse unë e kam trashëguar Ligjin i cili është votuar me mbi 2/3 e deputeteve”, bohon Mustafa.

Në lidhje me ligjin për Asosacionin, Mustafa ka thënë se nëse ai nuk ka vullnet të implementohet duhet që të abordohet.

“Nëse nuk ka vullnet te implementohet, duhet të abrogohet Ligji”, tha ai.

Me një marrëveshje të vitit 2013, të nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është paraparë formimi i Asociacionit të komumave me shumicë serbe në Kosovë. Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu kosove-serbi isa mustafa albin kurti dialogu kosove-serbi isa mustafa

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 19:29

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh sensibilizues ditën e sotme, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit. Në një video të postu...