Bota

Daçiç: Vuçiç-it po i bëhet presion për të njohur Kosovën

5 Qershor 2021, 18:50 Nga DOSJA
Daçiç: Vuçiç-it po i bëhet presion për

SERBI- Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Presidentit Aleksandër Vuçiç po i bëhet presion për të njohur Kosovën.

Në një intervistë për Tanjung, Daçiç  tha se koordinimi i presioneve për të njohur Kosovën janë të papranueshme për ta. Ai gjithashtu shtoi se ata më parë kanë diskutuar për të mbajtur një seancë parlamentare në lidhje me njohjen e Kosovës. 

“Ne diskutuam mundësinë e mbajtjes së një seance të tillë parlamentare disa muaj më parë, por tani çështja është aktuale pikërisht për shkak të koordinimit të presioneve si ndaj Vuçiç dhe vendit tonë për të ndërmarrë hapa që janë të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës “, tha Daçiç.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi ivica dacic aleksander vucic dialogu kosove-serbi ivica dacic

Sondazh

Poll