E paralajmëroi Erdogan! Sulmi ajror turk vret tre persona në një kamp refugjatësh në Irak, plagosen disa të tjerë
6 Qershor 2021, 05:17Nga DOSJA
Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad Kelani, i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit.
Sulmi ndaj kampit, ku strehohen mijëra refugjatë kurdë nga Turqia, vjen tre ditë pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “spastronte” një kamp refugjatësh, për të cilin tha se ofronte strehë të sigurtë për militantët kurdë.
Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se sulmi ajror kishte shkaktuar të vrarë dhe të plagosur në kamp, por nuk dha detaje.
Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), parti e nxjerrë jashtë ligji në Turqi. Sulmet gjatë vitit të kaluar në territorin irakian u përqendruan kryesisht në një rrip deri 30 kilometra brenda territorit irakian.
Presidenti Turk tha të enjten se kampi Makhmour, rreth 180 kilometra nga kufiri me Turqinë ku strehohen mijëra regfugjatë turq prej më sumë se 20 vitesh, ishte “inkubator” për militatët dhe se duhej marrë në shqyrtim.
Kampi u krijua në vitet 1990-të kur mijëra kurdë nga Turqia kaluan kufirin në një lëvizje që Ankaraja thotë se u provokua qëllimisht nga PKK.
PKK-ja është përcaktuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga viti 1984 PKK ka zhvilluar një betejë kryengritëse në pjesën juglindore të Turqisë, me popullsi kryesisht kurde. Më shumë se 40 mijë njerëz javë vrarë në konflikt.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Qyteti Guangzhou në Kinë, një qytet port me më shumë se 13 milionë banorë, urdhëroi të shtunën kufizime më të forta për shkak të një rritjeje të rasteve me COVI...
Bota 5 Qershor 2021, 20:58
ALASKË- Disa fotografi të vjetra që tregojnë Alaskën e viteve 1990 janë publikuar sëfundmi nëpër media.Nga fotot shihen gjuetarë kafshësh, fëmijë që luajnë...
TURQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Turqisë. A...
SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së Donad Trump ka ‘kërcënuar’ krijuesin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, i cili e pezulloi llogarinë e tij për dy vite. F...
Bota 5 Qershor 2021, 19:29
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh sensibilizues ditën e sotme, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit. Në një video të postu...
SHBA- Presidenti Joe Biden hodhi poshtë të premten një propozim të ri të republikanëve për reformën në infrastrukturë që ofronte një rritje modeste të shumës to...
EL SALVATOR- Ish zonja e parë e El Salvator, Ana Ligia de Saca u dënua ditën e djeshme me 10 vjet burg për pastrimin e 17.6 milion dollarëve. Elsalvador shkruan...
ANGLI- Grupi i shtatë vendeve me të industralizuara të botës (G-7) ra dakord të shtunën të mbështesë një normë minimale takse në rang botëror prej të paktën 15%...