Bota

Pas Ramës, Zaev dhe Filipçe vizitojnë Turqinë, Erdogan i pret me darkë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Bashkëpunim

5 Qershor 2021, 20:43 Nga DOSJA
Pas Ramës, Zaev dhe Filipçe vizitojnë Turqinë, Erdogan i

TURQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Turqisë. Alsat.mk shkruan se ata janë takuar me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin kanë ngrënë dhe një darkë pune. Gjatë takimit me Erdogan, Zaev ka thekësuar bashkëpunimin mes dy vendeve, të cilin e ka konsideruar jetik dhe të nevojëshëm. Gjithashtu bëhet e ditur se mes dy vendeve do të pritet që të nënshkruhet një marrëveshje e re e tregtisë së lirë.

“Gjatë takimit, kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë ekonomik midis dy vendeve dhe interesin e theksuar të kompanive turke për të investuar në Maqedoninë e Veriut dhe për të thelluar lidhjet e biznesit dhe tregtisë. Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar janë jetike, tha kryeministri Zaev duke shtuar se pritet një vrull më intensiv në këtë drejtim pas nënshkrimit të një marrëveshje të re të tregtisë së lirë që po hartohet me qëllim hapjen e më shumë dyerve për investitorët turq”, thuhet tutje në njoftimin e qeverisë.

Disa ditë më parë në Turqi për vizitë ishte edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa pjestarë të kabinetit të tij qeverisës. Në vizitën e tij, Rama u shpreh se kishte shkuar në Turqi për të vëzhguar projektet e bashkëpunimeve të bëra mes dy vendeve.  

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rexhep taip erdogan venko filipçe zoran zaev rexhep taip erdogan venko filipçe zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 19:29

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh sensibilizues ditën e sotme, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit. Në një video të postu...