Bota

Gjetja e trupit të valltarit francez në Greqi, mesazhi i shkruar në fund të rezervuarit: Provova gjithçka, ju dua familja i

5 Qershor 2021, 17:25 Nga DOSJA
Gjetja e trupit të valltarit francez në Greqi, mesazhi i shkruar

GREQI- Kufoma e gjetur në Pire në një rezervuar bosh disa ditë më parë, ishte e valltarit francez Joyce Timothy Radojcic, i cili ishte zhdukur gushtin e kaluar në Greqi. E-daily.gr shkruan se oficerët e Departamentit të Krimeve, të cilët kontrolluan rezervuarin bosh të ujit pesë metra të thellë, mbetën të habitur nga ajo që panë.

Ai, kishte numëruar të gjitha ditët që kishte arritur të mbijetonte në atë rezervuar, me anë disa shenjave që kishte bërë në fundit të rezervuarit. Radojcic arriti që të zgjaste pa ngrënë dhe pa pirë për rreth 8 ditë, ndërkohë që ditën e fundit të jetës së tij, ai kishte shkruar një mesazh për familjen e tij, ku i kishte thënë se i donte shumë dhe se u mundua që të nga shpëtonte aty.

“Provova gjithçka …Unë bëra atë që mundja … “Të dua familja, babi, Rick, Tiffany” – Unë e dua familjen”, kishte shkruar Radojcic

Ndërkohë që avokati i familjes së Radojcic, Charalambos Tsianakas, tha se vdekja e tij nuk ishte aksidentale, por dikush e kishte futur aty. Ai gjithashtu shtoi se në ditët në vijim do të ketë zhvillime të mëtejshme.

“Joyce – Timothy Radojcic pati një vdekje dëshmori dhe kjo dëmtoi në mënyrë të pariparueshme familjen e tij, e cila erdhi në Greqi për të marrë përgjigjet që ai kërkonte. Nga disa prova të gjetura në rezervuarin e ujit dhe të hetuara nga Autoritetet, ne nuk besojmë se ishte një aksident. Besoj se në ditët në vijim do të kemi zhvillime ”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joyce timothy radojcic vdekja e valltarit francez ne greqi joyce timothy radojcic vdekja e valltarit francez ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 15:05

Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

PORTUGALI- Pranverë 2021, Albufeira, Portugali e jugut. Unë vazhdoj me hulumtimet për sipërmarrëse e sipërmarës me prejardhje migracioni në kohët e Covid-19. Fo...