Bota

Hoxhaj bisedon me Kongresin Panshqiptarë në SHBA: Folëm për dialogun me Serbinë dhe rreziqet e tij 

5 Qershor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Hoxhaj bisedon me Kongresin Panshqiptarë në SHBA: Folëm për

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka biseduar ditën e sotme me Kongresin Panshqiptar në SHBA. Në një postim në Facebook, Hoxhaj shkroi se gjatë bisedës me ta, i falenderoi për angazhimin që kanë për shqiptarët kudo në botë si dhe veçanërisht për Kosovën. Hoxhaj shkroi se me Kongresin Panshqiptar foli për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për qëndrimet e PDK-së në lidhje me këtë dialog. Ai gjithashtu shkroi se qeveria e Kosovës është përgjegjëse për gjendjen e dialogut të tanishëm dhe shtoi se Kosova duhet të jetë kudo që është SHBA-ja.

Postimi i plotë:

Edhe pse virtual, me Kongresin Panshqiptar Amerikan (KPA) patëm një diskutim shumë të ngrohtë dhe tejet përmbajtësor. Themeluesit dhe anëtarët e këtij kongresi i falënderova për angazhimin serioz dhe konkrekt për shqiptarët gjithandej, posaçërisht për Kosovën dhe çështjen tonë. Përkundër sfidave të tyre, faktori shqiptar vazhdon të mbetet ndër më të rëndësishmit në Ballkan. Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, unë ritheksova qëndrimin e PDK-së se Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje. Me Kongresin Panshqiptar diskutuam edhe për rreziqet që ka në vetëvete ky proces i dialogut.

E para, Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB. Kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës. Dhe, rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje. Prandaj, duke parë sfidat, rreziqet dhe paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u ballafaquar seriozisht me këtë çështje, si kryetar i PDK-së kërkova edhe nga Kongresi Panshqiptar lobimin e mëtejshëm në Washington, si adresën historike në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në fund, me Kongresin Panshqiptar Amerikan u dakorduam që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh drejt dy qëllimeve: Përfundimit të shtetësisë së Kosovës dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi enver hoxhaj kongresi panshqiptar amerikan. dialogu kosove-serbi enver hoxhaj kongresi panshqiptar amerikan.

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 15:05

Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

PORTUGALI- Pranverë 2021, Albufeira, Portugali e jugut. Unë vazhdoj me hulumtimet për sipërmarrëse e sipërmarës me prejardhje migracioni në kohët e Covid-19. Fo...