Aktualitet

U prangos sot si ‘koka e unazës’, kush është Gjergji Kapaj që i shpëtoi atentatit në vitin 2017, shokun ia vranë para

5 Qershor 2021, 17:20 Nga DOSJA
U prangos sot si ‘koka e unazës’, kush është Gjergji

GREQI– Gjergji Kapaj, 43-vjeçari shqiptar që u vu sot në pranga si ‘koka e unazës’ së trafikut të drogës rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penalë dhe një emër mjaft i rrezikshëm për policinë greke. Në vitin 2017, Kapaj ishte mjaft me fat pasi i shpëtoi një atentati në një lokal në Glifadha të Athinës, ngjarje ku mbeti i vrarë biznesmeni shqiptar, Roland Shembitrasi.

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2017, në një nga lokalet më të njohur të Athinës që ishte në pronësi të Shembitrasit. Kapaj mbeti i plagosur, por pak ditë më vonë ai la spitalin për të vijuar jetën e tij normale, ndërsa miku i tij, u përcoll për në banesën e fundit.

Për këtë ngjarje u vu në pranga një shqiptar, i identifikuar si Ralf Feruku dhe i njohur si “Taqi Shqiptari”. Ky i fundit u kap teksa udhëtonte me një mjet luksoz drejt Greqisë bashkë me të njohurin Alket Rizai dhe një tjetër shtetas grek. Por, tre muaj më vonë ai u lirua për mungesë provash që mund ta lidhinin me masakrën e ndodhur në “Joy Bar”.

Shëmbitrasit iu sekuestrua edhe 1 milion euro pasuri nga Policia shqiptare, pasi dyshohej si e ngritur me paratë e trafikut të lëndeve narkotike në Greqi. Tashmë vrasja e tij dhe plagosja e Kapajt janë ende pa autor.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alket rizai arrestohet gjergji kapaj gjergji kapaj ralf feruku roland shembitrasi shkaterrohet grupi me shqiptare ne mykonos alket rizai arrestohet gjergji kapaj gjergji kapaj ralf feruku roland shembitrasi shkaterrohet grupi me shqiptare ne mykonos

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 14:02

Gjendet një mjet i braktisur në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË– Një makinë e llojit “Benz Mercedez”, është gjetur e braktisur në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë. Sipas nj...