Aktualitet

Shkatërrohet ‘unaza’ e trafikut në Mykonos me në krye shqiptarin, Gjergji Kapaj sillte drogën nga Holanda në Greqi

5 Qershor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Shkatërrohet ‘unaza’ e trafikut në Mykonos me në krye

GREQI– Pesë persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen se janë pjesë e një rrjeti trafiku të lëndëve narkotike që vinte nga Holanda dhe shitej në ishullin luksoz të Mykonos. Mësohet se operacioni është zhvilluar një ditë më parë nga autoritetet greke dhe vetëm sot janë zbuluar të dhënat e para.

Shqiptari që drejtonte këtë rrjet është Gjergji Kapaj, 43 vjeç, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Mediat greke e kanë cilësuar grupin shqiptar si “unazë” të trafikut në Mykonos, ndërsa drejtuesin Kapaj, një kriminel të rrezikshëm, të skeduar për disa ngjarje por që ka aritur t’i shpëtojë policisë në të shumtën e rasteve.

Grupi ishte vënë nën hetim që në muajin nëntor të vitit të kaluar, pas një telefonate anonime që ishte bërë në polici. Një qytetar ankohej për disa shqiptarë që shisnin kokainë në Athinë dhe Mykonos, kryesisht turistëve. Përgjimet më pas zbuluan rrjetin dhe shqiptarin, ‘kokën e unazës’.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjergji kapaj gjergji kapaj shkaterrohet grupi me shqiptare ne mykonos arrestohet gjergji kapaj gjergji kapaj shkaterrohet grupi me shqiptare ne mykonos

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 14:02

Gjendet një mjet i braktisur në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË– Një makinë e llojit “Benz Mercedez”, është gjetur e braktisur në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë. Sipas nj...