Aktualitet

Nënë e tre fëmijëve, kjo është 46-vjeçarja që ra një natë më parë nga autobusi në Elbasan, vdiq në spital

5 Qershor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Nënë e tre fëmijëve, kjo është 46-vjeçarja

ELBASAN– Personi që po shikoni në foto është Mimoza Kasa, e cila një natë më parë ra aksidentalisht nga autobusi me pasagjerë në Elbasan, pasi ky i fundit pësoi defekt. Familjarët e 46-vjeçares kanë nxjerrë në shtyllë letrën për të lajmëruar për humbjen e të shtrenjtës së tyre, e cila ka lënë pas dhe tre fëmijë.

46-vjeçarja ra një natë më parë nga autobusi. Ajo u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar ditën e sotme Dritan Pashën, shoferin e autobusit. Ky i fundit akuzohet sek a kryer manovra të rrezikshme që kanë bërë që 46-vjeçarja të binte nga autobusi.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mimoza kasa mimoza kasa

Sondazh

Poll