Aktualitet

Shtynin të mitur të vidhnin biçikleta dhe i shisnin në dyqane, arrestohen dy persona në Fier

5 Qershor 2021, 13:21 Nga DOSJA
Shtynin të mitur të vidhnin biçikleta dhe i shisnin në

FIER- Dy persona, të identifikuar si Mariglen Zgjana 42 vjeç dhe Ronaldo Xhoraj 18-vjeç, janë vënë në pranga pasi akuzohen se ‘përdorinin’ të mitur për të vjedhur biçikleta në njoftimin e policisë bëhet me dije se Xhoraj kishte shtyre dy të mitur, Xh. Xh 13 vjeç dhe E. Xh. 11 vjeç për të vjedhur biçikleta të ndryshme të qytetarëve.

Më pas, adoleshenti ua ia shiste Zgjanës dhe dy personave të tjerë, të cvilët dispononin një pikë shitjeje biçikletash. Biçikletat e vjedhura janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar për evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 42 vjeç dheR. Xh., 18 vjeç, të dy banues në Fier. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. Sh., 68 vjeç, dhe N. P., 89 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mitur Xh. Xh., 13 vjeç dhe E. Xh., 11 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer disa vjedhje të biçikletave në qytetin e Fierit, të shtyrë nga shtetasi R. Xh., dhe i kanë shitur tek shtetasi P. Sh. Bicikletat e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në dyqanin/servisin e shtetasve M. Z dhe N. P., në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në fier fier arrestohen dy persona në fier fier

Sondazh

Poll