Aktualitet

Kanabis, thikë, pistoletë dhe të dehur në timon, arrestohen nëntë persona në Tiranë

5 Qershor 2021, 13:48 Nga DOSJA
Kanabis, thikë, pistoletë dhe të dehur në timon, arrestohen

TIRANË– Nëntë persona janë vënë në pranga në 24 orët e fundit në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse. Dy të tjerë janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, janë vënë në pranga pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u gjetën këta persona, u është gjetur një sasi kanabisi, thikë dhe armë. Ndërsa personi me incialet F. M., 22 vjeç është vënë në pranga pasi iu gjet një sasi kanabisi.

Njoftimi i policisë Tiranë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve : F. M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis; R. Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Z., 41 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ; A. K., 45 vjeç dhe F. K., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen nente persona ne tirane tirane arrestohen nente persona ne tirane tirane

Sondazh

Poll