Aktualitet

Gjendet një mjet i braktisur në Fushë Krujë

5 Qershor 2021, 14:02 Nga DOSJA
Gjendet një mjet i braktisur në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË– Një makinë e llojit “Benz Mercedez”, është gjetur e braktisur në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se makina rezulton të jetë në pronësi të një 47-vjeçari me inicialet B.M..

Ende nuk ka të dhëna nëse mjeti në fjalë është vjedhur pasi nga ana e 47-vjeçarit nuk është bërë asnjë lloj kallëzimi. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që e ka lënë mjetin në atë fshat.

Njoftimi i policisë: Më datë 04.06.2021, në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë, është gjetur mjeti i braktisur “Benz Mercedez”, në pronësi të shtetasit B. M., 47 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet benz i braktisur ne fushe kruje gjendet benz i braktisur ne fushe kruje

Sondazh

Poll