Aktualitet

Arrestohet 38-vjeçari në Fier, i gjendet në makinë kokainë, kanabis dhe armë të ftohta

5 Qershor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Arrestohet 38-vjeçari në Fier, i gjendet në makinë

FIER-Një shtetas 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Fier pas një kontrolli që i është bërë makinës së tij nga policia e Fierit.

Në automjein e tij janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike kanabis, 1 dozë me lëndë narkotike kokainë, 351 fara kanabisi dhe 1 përforcues grushti.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me të cilin po udhëtonte janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 dozë me lëndë narkotike kokainë, 351 fara kanabisi dhe 1 përforcues grushti. Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 38 vjecari ne fier fier arrestohet 38 vjecari ne fier fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 09:58

TIRANË– Bashkëshortja e Mexhit Picarit, autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ka dhënë deklaratë për mediat në lidhje me krimin që u krye ditën e djeshme. M...

Aktualitet 5 Qershor 2021, 09:27

KURBIN-Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar i identifikuar si Bledar Nezha, i cili akuzohet se vidhte banesa në disa vende të BE-së.30-vjeç...