Aktualitet

‘Shfajësohet’ Enkeleda Kapedani, gjyqtarja e Elbasanit: Videot në ‘TikTok’ m’i hodhën fëmijët!

5 Qershor 2021, 11:22 Nga DOSJA
‘Shfajësohet’ Enkeleda Kapedani, gjyqtarja e Elbasanit: Videot

TIRANË– Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani mohon kategorikisht të ketë llogari në rrjete sociale, jo vetëm në “Facebook”, por edhe “Instagram” dhe “TikTok”. Top Channel bën të ditur se ajo është shprehur se videot mund t’ia kenë hedhur në rrjetin social fëmijët e saj.

“Videot janë personale të miat”, deklaroi gjyqtarja, kurse kanë dhënë më tej ndihmë për inspektorët e ILD.

Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.

Enkeleda Kapedani do të përballet të hënën me kërkesën e ILD-së për shkarkimin e saj, pas videove provokuese të saj në tik tok. Përballja mes palëve do të bëhet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku më herët Kapedani ka dhënë sqarime mbi mënyrën si rrodhën videot në rrjet.

Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 09:58

TIRANË– Bashkëshortja e Mexhit Picarit, autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ka dhënë deklaratë për mediat në lidhje me krimin që u krye ditën e djeshme. M...

Aktualitet 5 Qershor 2021, 09:27

KURBIN-Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar i identifikuar si Bledar Nezha, i cili akuzohet se vidhte banesa në disa vende të BE-së.30-vjeç...