Aktualitet

U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Durrësit lë në burg tre të arrestuarit

5 Qershor 2021, 10:48 Nga DOSJA
U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Durrësit lë

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit dy ditë më parë nga operacioni ‘Muzeu’, pasi trafikonin me mina me telekomandë.

Në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, Bledar Çakalli, 31 vjeç dhe Edmond Bardhi, 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës. Këta persona u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues Ilir Alliun dhe pasagjerë shtetasit Bledar Çakallin dhe Edmond Bardhin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tre te arrestuar ne durres tre te arrestuar ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 09:58

TIRANË– Bashkëshortja e Mexhit Picarit, autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ka dhënë deklaratë për mediat në lidhje me krimin që u krye ditën e djeshme. M...

Aktualitet 5 Qershor 2021, 09:27

KURBIN-Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar i identifikuar si Bledar Nezha, i cili akuzohet se vidhte banesa në disa vende të BE-së.30-vjeç...